AktualitetTë fundit

Në vetting prokurori i burgosur Xhevahir Lita, gjykimi në mungesë, paraqitet dosja e SPAK për “Metamorfoza”

Ka nisur seanca për Xhevahir Litën, prokurorin e arrestuar vitin e kaluar gjatë Metamorfozës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Komisioni i kërkoi SPAK të vendosë në dispozicion kopje të mases së sigurisë ndaj prokurorit dhe SPAK i vendosi në dispozicion materialet.

Hetimi i prokurorisë sipas komisionit është bazuar ne komunikimet e tij në aplikacionin Sky ecc.

Çështja e parë,  rezulton se prokurori ndërmerr veprime aktive për lirimin e B.B. Subjekti kontakton drejtpërdrejt me B.B.

Çështja e dyte është në lidhje me një hetim për vrasje në mbetur në tentativë, tre persona kanë dhënë një shumë dhe prokurori pasi ka rënë dakord për shumën, ka shmangur nga ndjekja penale të dyshuarit. Prokurori Lita si prokuror i çështjes jep orientime për çështjen.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Xhevahir Lita nuk është i pranishëm në seancën e vettingut ndaj tij, por i pranishëm është një avokat.

Avokati mbrojtës i xhevahir Lites, Arben Nela: fillimisht DSIK ka sjellë para jush konkluzionin se prokurori Lita është i përshtatshëm. Por një kërkesë e dytë e KPK (pas arrestimit të tij) komisioni ka kërkuar sërish informacion ndaj tij pranë DSIK. “Në përfundim grupi i punës ka ndryshuar  rezultatin dhe kjo ka sjellë ndryshim nga përshtatshmëri në papërshtatshmëri”. Xhevahir Lita ka deklaruar se nuk ka njohje me kontakte të papërshtatshme. Ne deklarojmë se raporti i DSIK i referohet periudhës 2020- 2021, ndërkohë që kontrolli kryhet për periudhën nga nisja e vettingut deri në ditën e deklarimit prej subjektit, pra ky kontroll është kryer përtej këtij afati.

Avokati i prokurorit të arrestuar: Prokurori i ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi ndaj dhe komisioni duhet të respektojë parimin e prezumimit të pafajësisë qe ka vlerë kushtetuese. Nga ana tjetër për shkak se gjykata ka ndaluar publikimin e vendimit ne nuk kishim mundësi të njiheshim me aktet

KPK: Ne kemi bërë kërkesa për raportet e DSIK sot AKSIK (Autoriteti Kombëtar për sigurinë e informacionit të klasifikuar) për t’i përditësuar edhe për subjekte të tjerë. Mbasi mund të ndodhë qe subjekti nuk ka patur kontakte me persona të dyshimtë përtej periudhës për të cilën po kontrollohet.

Avokati: Ne këmbëngulim se gjetjet e KPK janë ndikuar nga hetimi penal, por ne kërkojmë që ky hetim administrativ të mos ndikohet nga penali, pasi aty klienti im prezumohet i pafajshëm derisa të ketë vendim..

KPK tërhiqet për tu shprehur mbi kërkesën e Litës në orën 16:00.

 

Fraksion.com