AktualitetTë fundit

MM: Shuhen 23 vatra zjarri, vetëm dy aktive

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Falë reagimit të shpejtë dhe të organizuar të strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror janë shuar 23 vatra zjarri.

Vatër problematike ka qenë në fshatin Shishtavec, bashkia Kukës, e cila është izoluar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe Helikopterit Cougar.

Vijojnë të mbeten aktive, por pa rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve, vatrat e zjarrit në në fshatin Mazhar, bashkia Selenicë si dhe në fshatin Tuç, bashkia Fushë-Arrëz.

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 336 forca zjarrfikëse, ushtarake, të Policisë së Shtetit dhe vullnetarë, të mbështetur nga helikopteri Cougar. Angazhimi i këtyre forcave ka sjellë stabilizimin e situatës në të gjithë vendin.

MM ftoi qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë çdo incident. Dëmtimi i pronës me zjarr ndëshkohet sipas ligjit.

Institucionet përkatëse do të vazhdojnë monitorimin dhe janë të gatshme të veprojnë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

 

Fraksion.com