“Largimi i 500 punonjësve”, kryebashkiaku Gledian Llatja nis negociatat në “Kurum”
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ndodhet këtë të mërkurë pranë ambienteve të kompanisë Kurum, pas disa ditësh negociata për çështjen e 500 punonjësve të larguar nga puna.
Për herë të parë, Kurum po lejon brenda ambienteve, edhe mediat.
Kurum, njoftoi disa ditë ma parë si formë presioni heqjen nga puna të 500 punonjësve. Sipas kompanisë, punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3 mujor dhe mundësi rikthimi në rast të rihapjes së fabrikave.
Ndërkohë, kompania turke Kurum e cila operon në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, dyshohet se është origjina e qindra ton mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.
Mbetjet e rrezikshme janë pluhur nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, të ngjashme me ato që Kurum përdor prej gati një dekade.
Fraksion.com