AktualitetPolitikëSportTë fundit

Ceremonia për medalistët e Lojërave Olimpikë, Rama: Krijuam një situatë të favorshme për talentet në sport!

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e Mirënjohjes për medalistët e Lojrave Olimpike, ka deklaruar se vendi ynë nuk është më ai nga i cili iknin talentet, por vendi ku tashmë synojnë të vijnë sportistë nga jashtë.

Kryeministri Rama tha se  “Krijuam një situatë të favorshme për talentet në sport. Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e saj sepse nuk u siguronte dot as ushqimin dhe humbiste potenciale që ktheheshin në medalje ari për vendet fqinje, jemi kthyer në një vend që mund të adoptojë edhe fëmijë që vijnë nga vende të tjera. Nëse do të ishte Shqipëria e djeshme askush nuk do të vinte të kërkonte të përfaqësonte këtë vend.”, tha Rama.

Po përfitoj nga rasti të them disa fjalë për rrugëtimin e bërë deri këtu. Nuk janë të rëna nga qielli por rezultat i një rruge të re në mbështetje të sportit. Mora një vendim të qeverisë së Shqipërisë që daton në dhjetor 2021 dhe mbështetet në ligjin për sportin të vitit 2017, ku synimi ishte ta çonim në nivel tjetër mbështetjen për sportistët dhe të krijonim një klimë tjetëe të favorshme për ata që duan ta zhvillojnë talentin e tyre në sport dhe të kenë mundësi të mëdha në arenën ndërkombëtare. Sot ne nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm që nuk kanë lindur në Shqipëri, por kanë zgjedhur Shqipërinë. Kjo është e rëndësishme sepse Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e vet, humbisin potenciale që ktheheshin në medalje ari për vendet fqinje, është kthyer në një vend që mund të adaptojë edhe fëmijë që vijnë nga vende të tjera.

E them me bindje, Shqipëria ka arritur të krijojë një mbështetje, më të sigurt dhe tërheqës në rajonin tonë. Në këtë mënyrë, kemi arritur t’i japim të gjithë atyre që djersisin më shumë se të gjithë të tjerët, jo vetëm mundësinë të stërviten në kushte optimale por dhe prespektivë për jetën e tyre edhe pas aktivitetit sportiv. Sot Shqipëria u ofron sportistëve kushte që kurrë më parë nuk i kanë pasur. Marr me ndihmën e Fidelit këtë tufë letrash për informacion për të gjithë ata që, sa herë Shqipëria ka sukses, asnjëherë nuk i mungon hudhra.

Dalin ca shqiptarë që kanë diçka për të thënë për keq. Duhet adresuar çështja e hudhrave se ka të bëjë me informacionin. Hedhja e hudhrave ishte se nuk ishin medaljet tona, të Shqipërisë, e një rruge bashkëpunimi për t’ja dalë. Na erdhën si rezultat i dy djemve që u gjetën rastësisht në Shqipëri. Kapën autobusin e skuadrës dhe shkuan në Francë, u rrahën me ca të tjerë dhe morën medalje. Këtu janë medaljet e Shqipërisë në kampionate të ndryshme ndërkombëtare nga viti 2021-2024. Në këto tre vite Shqipëria ka 534 medalje, të niveleve të ndryshme por shqiptarët të gjitha moshave kanë garuar me të tjerët.”, tha kryeministri Rama.

 

Fraksion.com