A përgjohemi përmes telefonave? Të dhënat tregojnë që po!
A na përgjojnë përmes telefonave inteligjentë? Ka shumë arsye për ta besuar këtë. Na ndodh që të shohim një reklamë për shembull për një kuzhinë të re, kur sapo kemi biseduar në shtëpi, për këtë blerje të re, atëherë mendojmë se celulari na dëgjon vërtet. Duhet përmendur dhe një fakt, që ne jemi të rrethuar nga mikrofonat. Ato ndodhen në telefonat inteligjentë por edhe në pajisje të tjera të lidhura me internetin si Amazon Alexa, televizorët inteligjentë, apo aplikacione si Google Assistant ose Apple Siri. Megjithatë, fakti që smartphone na dëgjon dhe na regjistron duket si një legjendë e vërtetë urbane. Këtë e thonë shumë ekspertë të sigurisë kibernetike të cilët kanë kryer disa studime rreth kësaj teme.
Në vitin 2018, për shembull, një ekip studiuesish nga Universiteti Northeastern ekzaminuan mbi 17,000 nga aplikacionet më të njohura për një vit të tërë për të kuptuar nëse disa prej tyre përdornin fshehurazi mikrofonin e telefonit për të regjistruar audion. Por asnjë provë nuk u gjet për këtë dyshim.
Por së fundmi, falë faqes amerikane të gazetarisë investigative 404 Media, deklaratat e CMG (Cox Media Group, një konglomerat mediatik që bashkon një agjenci reklamash dhe media të ndryshme) janë kthyer në qendër të vëmendjes.
CMG pretendon se ka akses në bisedat private të njerëzve dhe mbledh të dhëna përmes përgjimeve nga mikrofonat e pajisjeve të tyre (telefonat, televizorët dhe pajisjet e tjera) dhe se i përdor këto biseda personale për të shfaqur krijuar dhe shfaqur reklama./Corriere della Sera
Fraksion.com