AktualitetBota+Të fundit

“Të burgosurit tentojnë arratisje masive”, misteri në burgun kongolez: Humbin jetën 129 persona, dhjetëra të plagosur

Të paktën 129 persona u vranë dhe 59 të tjerë u plagosën gjatë një tentative masive për t’u arratisur nga një burg në Republikën Demokratike të Kongos.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Shabani Lukoo, i cili njoftoi se ngjarja ditën e djeshme në burgun Makala, që është burgu më i madh i vendit në kryeqytetin Kinshasa.

“Deri më tani, numri i të vdekurve është 129. Ka gjithashtu 59 persona të lënduar të marrë në kujdes nga autoritetet”, u shpreh Lukoo në një postim në rrjetin social “X”.

 

Fraksion.com