AktualitetTë fundit

Plagosja e dyfishtë në Don Bosko/ Gjendet e djegur makina e autorit pranë Kamzës

Është gjendur e djegur makina e autorit të plagosjes të dy personave në Don Bosko në Tiranë.

Raportohet se makina tip Golf 4 pa targa është gjendur e djegur.

Kujtojmë se autori, i veshur me kapele, ka qëlluar me armë zjarri dy personat dhe më pas është larguar me automjet

Të plagosurit janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. Elezi është plagosur në kraharor dhe krah, kurse 22-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Mësohet se shënjestra e atentatit dyshohet të jetë Elezi, ndërsa rezulton i dënuar për prostitucion në Itali.

Aitori është larguar me motor pasi ka qëlluar mbi dy personat.

“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Sipas dëshmitarëve, autori mbante një kapele në kokë, për t’u mos identifikuar.

 

Fraksion.com