“Arsyeja e ‘divorcit’”, Basha iu tregon gazetarëve për demokratët: Natën pasi vërshon Whisky…
Një ditë më parë kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi vendosi t’i ndryshonte vendin Lulzim Bashës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Bardhi vendosi që ta spostonte në fund të sallës së Kuvendit. Teksa në sesionin e kaluar Basha ishte ulur shumë pranë Bardhit, ndërsa tashmë është pranë Oriola Pampurit e Flutura Açkës.
“Karrigia ka qenë motivi dhe frymëzimi i tyre prej fillimit. Kjo ka qenë edhe arsyeja e “divorcit””, përmendi Basha.
“Ditën i kapin komplekset e natës, natën pasi vërshon Whisky ngrenë dolli për fundin biologjik dhe politik të Sali Berishës, ditën bëjnë gjeste servilizmi për t’i demonstruar besnikëri në funksion të karriges. Ky është vazhdim i mjerimit të tyre dhe do të vazhdojë të thellohet me sukses të plotë deri në fundin e merituar”, theksoi Basha.
Pjesë nga deklarata e Bashës
“Në këtë nivel të mjerueshëm ka rënë niveli i debatit politik, s’është as debat politik por debat për karrigen është e qartë që ka qenë motivi dhe frymëzimi i tyre prej fillimit. Është arsyeja madhore e divorcit, sepse ne këtë betejë nuk e për karrige, por që mëshironte pritshmërinë e qytetarëve shqiptarëve për ndryshim. S’ka asgjë impresionuese, vazhdon sindroma për karrige, kjo do të përforcohet edhe më shumë sepse ata që sot i thonë PD-së që përbëhet nga dy grupe, grupi i parë Berisha më tijët që e përdorën këtë betejë për ta përdorur PD si bunker për të mbrojtur veten dhe familjen nga SPAK në pazar me Ramën, dhe janë një grup tjetër që për karrige e nisën dhe për karrige e vazhdojnë.
Ditën i kapin komplekset e natës, natën pasi vërshon Whisky ngrenë dolli për fundin biologjik dhe politik të Sali Berishës, ditën bëjnë gjeste servilizmi për t’i demonstruar besnikëri në funksion të karriges, se duan karrigen tani dhe karrigen më pas.
Është vazhdim i mjerimit të tyre dhe do të vazhdojë të thellohet me sukses të plotë deri në fundin e merituar të tyre.
Gazetarët: A do ta pranoni karrigen e re?
Lulzim Basha: Kemi ndarjen botëkuptimore me gjithë këta njerëz. Çdo hap që kam ndërmarrë, nuk bëhet për karrige, të ishte për karrige i kishim vendosur drynin kësaj pune. Ata që më akuzonin mua për të shitur të Edi Ramës, ishin vetë të shitur të Ramës nga Sali Berisha me shokë.
Fraksion.com