AktualitetLife StyleTë fundit

“Zgjedh Shqipërinë për pushime”, aktori i njohur turk fotografohet me bashkëshorten në Vlorë

Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya, ka zgjedhur sërish Shqipërinë si destinacionin e tij të preferuar për pushime. Këtë herë ai është parë në qytetin bregdetar të Vlorës, në shoqërinë e bashkëshortes së tij, duke u relaksuar.

Aktori i cili u bë i njohur për publikun shqiptar falë rolit të tij të famshëm si Xhihani në serialin “Fate të Kryqëzuara”, duket se ka krijuar një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Gjatë qëndrimit të tij në jug, ai ka qëndruar në një nga resortet më luksoze të zonës, duke shijuar plazhet e kristalta dhe atmosferën relaksuese.

Kjo nuk është hera e parë që aktori viziton Shqipërinë. Ai ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet edhe në vitin 2019, kur përveç Shqipërisë, vizitoi edhe Kosovën.

 

Fraksion.com