AktualitetPolitikëTë fundit

Përplasje në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi-Shalsit: Kërkoni ti bëni shantazh kreut të KLSH! Po shtyni raportin dhe…

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, është përplasur me Eduard Shalsin në Konferencën e Kryetarëve.
Demokrati u shpreh se shtyrja e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit po bëhet me qëllimin për të shantazhuar kreun e KLSH.

“Është e pa precedent shtyrja e Raportit. Po e përdorni ketë për të shantazhuar kreun e KLSH. Kjo po ndodh për interesa personale dhe është e pa pranueshme”, u shpreh ai.

Kujtojmë se mbledhja e Konferencës së Kryetareve po ndodh kur vetëm pak orë më pas do të nisë sesioni i ri parlamentar.
Fraksion.com