Përplasje me armë zjarri në Prishtinë! Policia konfirmon vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve n
Policia e ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Nga konflikti i armatosur të plagosurit janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi. Ata ndodhen në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Aktash të Prishtinës, mbrëmjen e së dielës.
Policia ka bërë të ditur se të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe janë nën masën e arrestit dhe me mbikëqyrje policore.
“VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.”
Mediat në Kosovë raportojnë se të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat. Nga familja Capa, disa muaj më parë është plagosur një person.
Policia e Kosovës ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, duke shtuar kontrollet në vende të ndryshme.
Fraksion.com