Kriza e parë mes tyre, çfarë po ndodh me Romeos dhe Heidit?
Ditën e djeshme binjakët Veshaj kanë festuar ditëlindjen të cilët mbushën 29 vjet.
Me këtë rast edhe urimet e shumta nga familjarët e shoqëria nuk munguan.
Donaldi uroi Romeon me fjalët “Malet më të larta mund t’i ngjis me ty. Gjithmonë bashkë! Asnjëherë vetëm!Të dua shumë! Edhe 100 vëlla!”.
Edhe prezantuesja Bora Zemani nuk mungoi në urimet e tyre, e që një të veçantë e kishte shkruar për partnerin e saj Donald Veshaj:
“Unë do të të bëja një dhuratë, por më pas kuptova se ti tashmë ke gjithçka që mund të dëshiroje… UNË! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”.
Mirëpo një person i afërt që nuk ka reaguar ka qenë pikërisht Heidi Baci, e dashura e Romeo Veshaj të cilët u njohën në Big Brother Vip 3 dhe vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim sa i përket çiftit, ndërsa sa i përket se a mund të jetë një krizë mes tyre apo thjesht një zhurmë, mbetet të shihet.
Fraksion.com