AktualitetTë fundit

Korçë: Pëson infarkt në timon, shkakton aksident në bulevard, ndërron jetë në spital

Drejtuesi i një automjeti Volkswagen, i cili u përfshi në një aksident rrugor në Korçë ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit, pas pësimit të një infarkti kardiak.

Shtetasi që drejtonte makinën që më pas u aksidentua me një tjetër mjet ka pësuar infarkt teksa ishte në timon, duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke u përplasur me makinën tjetër.

Sipas informacioneve të fundit, drejtuesi i Volkswagen-it u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore , por për fat të keq, ai ka ndërruar jetë pas disa orësh në kujdes intensiv.

 

Fraksion.com