AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ndan artikullin e “The Independent”: Shqipëria, një eksperiencë për t’u shijuar dhe promovuar

Media e njohur britanike “The Independent” i ka kushtuar së fundi një artikull promovues Shqipërisë turistike.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale artikullin e medies britanike, ku Shqipëria përshkruhet si “një eksperiencë për t’u shijuar dhe promovuar”.

Një udhëtim në “kufirin e fundit të egër të Evropës” në kërkim të aventurave…

Kështu e përshkruan “The Independent” udhëtimin në Shqipëri, që nis nga Parku i Alpeve në veri, me Valbonën dhe Thethin e deri në Vjosë në jug.

“Shkova në kufirin e fundit të vërtetë të egër të Evropës për të gjetur aventura dhe për të shpëtuar nga turmat. Është shpallur si destinacioni tjetër i madh i pushimeve në plazh, por tre të katërtat e Shqipërisë janë male, lumenj dhe liqene”, shkruan “The Independent”.

Artikulli zbulon bukuri të pakrahasueshme natyrore në Alpet Shqiptare.

“Një detoks për jetën moderne, luginat janë të mbushura në mënyrë sporadike me kulla (shtëpi fermash në veri të Shqipërisë), të cilat janë qindravjeçare, ndoshta të njëjtat me ato që ka kaluar edhe shkrimtarja e udhëtimeve viktoriane Edith Durham”, shkruan “The Independent”.

Fraksion.com