AktualitetTë fundit

Ministria e Mbrojtjes: SHBA, mbështetje të vazhdueshme formimit profesional të oficerëve shqiptarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme formimin dhe zhvillimin profesional të oficerëve shqiptarë.

Programi IMET (International Military Education Training), i cili ofron mundësi për të edukuar dhe trajnuar oficerët shqiptarë në shkollat ushtarake amerikane, ka luajtur rol kyç në formimin e tyre.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se pjesë e këtij programi ishte edhe kapiten Januz Malaj, i cili përfundoi me sukses Kursin e Kapitenit të Karrierës të Këmbësorisë, duke treguar rezultate të shkëlqyera.

“Përgjatë këtij kursi, kapiten Malaj ka përvetësuar njohuri të thella akademike dhe parime të forta lidershipi, duke u bazuar në modelet më të mira arsimore, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes vlerëson se “ky bashkëpunim i ngushtë me SHBA-të na mundëson të zhvillojmë kapacitetet tona dhe të përgatisim liderët e së nesërmes”.

 


Fraksion.com