AktualitetLife StyleTë fundit

Ç’po ndodh me William dhe Harry? Në funeralin e xhaxhait…

Princi William dhe Harry morën pjesë në funeralin e xhaxhait të tyre të mërkurën e kaluar, por dëshmitarët okularë thanë se dy vëllezërit mbanin distancë dhe u ulën larg, madje as nuk flisnin me njëri-tjetrin.

Sipas Daily Mail, burime pranë Harry-t kishin lënë të kuptohet se ai do të qëndronte larg funeralit të Lord Fellowes në Norfolk, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij në MB.

Në fund, megjithatë, princi udhëtoi fshehurazi nga shtëpia e tij nga Los Angeles në minutën e fundit për t’i thënë lamtumirë xhaxhait të tij.

Dy vëllezërit, të cilët u takuan për herë të parë këtë vit, mbërritën në mënyrë diskrete në ceremoni dhe të dy u ulën në pjesën e pasme të kishës, por veçmas.

Askush në audiencë nuk i pa ata duke folur me njëri-tjetrin, sipas Daily Mail dhe Sun.

 

Fraksion.com