AktualitetTë fundit

45-vjeçari sulmon ish-gruan me benzinë

31-vjeçarja Melisa Trëndafili, nënë e dy fëmijëve të mitur u sulmua pasditen e kësaj të shtune nga ish-bashkëshorti i saj, mes të cilin ishin në proces divorci, në këtë rrugicë të Korçës.

45-vjeçari Bledar Trëndafili e kishte pritur pranë banesës ku ajo jetonte pas ndarjes me nënën e saj dhe fëmijët 3 dhe 5 vjeç. Sapo e ka parë është afruar dhe e ka lagur me benzinë duke i vënë flakën.

31-vjeçarja ka marrë djegie të shumta dhe pas trajtimit në Spitalin e Korçës është dërguar në QSUT në Tiranë.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar dhe policia thotë se është duke punuar për kapjen e tij.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar dhe policia thotë se është duke punuar për kapjen e tij.

 

Fraksion.com