AktualitetPolitikëTë fundit

Rama niset drejt Pragës, zbardhen detaje nga vizita e kryeministrit: Do të diskutohen çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Edi Rama niset këtë të premte drejt Pragës, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë.

Kreu i qeverisë pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Forumi GLOBSEC , më i madh i sigurisë për herë të parë në historinë e tij 19-vjeçare, do të mbahet  në Çeki.

Nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës dhe specialistë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.

 

Fraksion.com