Ministri Vëngu në Kosovë: Për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare.
Vengu zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.
“Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Vengu.
Ministri nënvizoi se, investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive.
Fraksion.com