Meloni: Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë, model inovativ
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se javën e ardhshme do të hapen në Shqipëri qendrat e pritjes të emigrantëve në Gjadër të Lezhës, ku do të përpunohen dhe kërkesat për azil.
Megjithëse ishte parashikuar që qendrat të hapeshin më 1 shtator, kryeministrja italiane ka theksuar se ato do të jenë funksionale në javët e ardhshme, mirëpo nuk ka specifikuar një datë.
Ajo ka theksuar gjithashtu se janë hasur vështirësi operacionale në ngritjen e këtyre qendrave, por shtoi se dhe kjo vështirësi po kapërcehet.
“Siç e dini, në javët e ardhshme qendrat e parashikuara nga memorandumi i mirëkuptimit me Shqipërinë do të jenë plotësisht funksionale për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian. Në muajt e fundit, siç e dinë mirë Ministrat Plantosi dhe Crosetto, ne kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, por po i kapërcejmë ato një nga një sepse besojmë shumë në këtë projekt inovativ”, është shprehur Meloni
Georgia Meloni ka shpjeguar se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të shërbejë dhe si një model inovativ për vendet e tjera, duke iu referuar disa deklaratave të bëra nga shtetet anëtare të BE-së.
Efektiviteti i tij i mundshëm tregohet nga mobilizimi jo vetëm i së majtës evropiane, por i OJQ-ve ndërkombëtare të cilat, siç e keni lexuar, po mobilizohen kundër Protokollit. Përveç se në të njëjtën kohë, shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit që ta merrte atë si një model dhe si një zgjidhje inovative. Ne jemi të vetëdijshëm që do të jemi nën vëzhgim dhe për këtë arsye do të bëjmë gjithçka në mënyrën e duhur”, deklaroi Meloni.
Fraksion.com