AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Impiantet e trajtimit të ujërave përmirësojnë cilësinë e turizmit

Në jug të vendit vijon punën taskforca për për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga monitorimi i taskforcës, ndërsa theksoi se ky proces rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri.

“Në Dhërmi, Borsh, Ksamil, Llaman, Karpen, Golem, Spille, Hamallaj, Pogradec, Lezhë, vijon punën taskforca për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës. Një proces që rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri”, tha Rama.

Taskforca e dedikuar për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar ka në fokus të punës së saj kontrollin e të gjitha subjekteve që operojnë në bregdet dhe në zonat liqenore, për trajtimin e ujërave të ndotur sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullores teknike të hartuar nga AKUK, përpara derdhjes së tyre në ujërat larës, det apo liqen.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com