Përplasje e ashpër në burgun Nigrita Serres në Greqi, dy shqiptarë plagosin dy romë
Një 45-vjeçar dhe një 42-vjeçar, shtetas shqiptarë, u arrestuan në Burgun Nigrita Serres në Greqi, pasi duke qenë në një zonë të përbashkët-korridor të qendrës së paraburgimit, u përfshinë në një incident me një 30-vjeçar dhe një 42-vjeçar rom.
Si pasojë, 30-vjeçari mbeti i plagosur në gjoks nga një objekt i improvizuar i mprehtë (thikë) i sjellë nga 45-vjeçari, ndërsa 42-vjeçari mbeti i dëmtuar nga dhunë fizike me grushta e shkelma ushtruar nga shtetasi shqiptar 42 vjeç, i cili gjithashtu ka tentuar ta plagosë në pjesë të ndryshme të trupit me një send të mprehtë (brisk). Viktimave iu është dhënë ndihma e parë nga një mjek i qendrës së paraburgimit.
45-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 10 vjet e 2 muaj për shkelje të ligjit për substancat e varësisë ndërsa 42-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 16 vjet për vrasje në tentativë. 30-vjeçari rom vuan dënimin me 20 vjet e 7 muaj për vjedhje të dalluara, ndërsa 42-vjeçari rom vuan dy dënime me burg prej 9 vjet e 5 muaj dhe 7 vjet e 15 ditë për vjedhje të rëndë e vjedhje të thjeshtë.
Fraksion.com