Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Demokratë dhe socialistë në Këshillin e Legjislacionit u dakordësuan që mocioni për Xhaçkën të shqyrtohet në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.
Në kushte të tilla, mocioni për mandatin e Xhaçkës do të shqyrtohet në javën e dytë të shtatorit.
Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit debati kryesor ishte nëse seancës duhej ti paraqitej edhe një raport ose jo.
Por me apo pa raport, ajo që është konkluduar nga Këshilli i Legjislacionit është që në seancën e parë të Kuvendit do të shqyrtohet mocioni për mandatin e deputetes Xhaçka. Më pas do të jetë Kuvendi që do të shprehet dhe vendimi i përcillet Gjykatës Kushtetuese.
Është kjo arsyeja që kjo e fundit i ka kërkuar Kuvendit të paraqesë qëndrimin apo vendimin e tij, lidhur me mandatin e Xhaçkës. Më pas Kushtetuesja do të shqyrtojë çështjen bazuar në vendimmarrjen përfundimtare të Kuvendit.
Për mbi dy vjet, në Kuvendin e Shqipërisë debatohet mbi mandatin e Xhaçkës. Demokratët këmbëngulin se ajo në konflikt të pastër interesi, për shkak se gjatë kohës që ishte ministre dhe deputete e PS-së, bashkëshorti i saj, Artan Gaxhi, fitoi statusin e investitorit strategjik.
Çështja është diskutuar në Kuvend, në Këshillin e Legjislacionit, deputetë të PD-së i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por socialistët nuk kanë pranuar që të dërgojnë në Kushtetuese mocionin.
Tashmë së fundmi duket se debati për mandatin e Xhacckës do të marrë rrugë dhe Kuvendi do të jetë i detyruar që t’i përcjellë Gjykatës Kushtetuese një mocion.
Fraksion.com