AktualitetBota+Të fundit

Një Elon Musk rus me 100 fëmijë biologjikë: Njihuni me Pavel Durov

Pavel Durov është emri që po bën më së shumti zhurmë në internet ditëve të fundit. Themelues i rrjetit Telegram, miliarder, “problematiku” i Kremlinit, mbrojtës i fjalës së lirë, baba biologjik i 100 fëmijëve…

Durov, themeluesi i aplikacion për komunikim Telegram, e që u arrestua në Francë gjatë fundjavës, del të jetë figurë misterioze që bën jetë si të njeriut më të pasur në botë – Elon Musk.

Durov në korrik kishte bërë të ditur se është baba biologjik i më shumë se 100 fëmijëve për shkak të donacioneve të spermës në 15 vjetët e fundit.

Me pasuri prej rreth 9.15 miliardë dollarësh dhe i pajisur me shumë pasaporta e prona, Durov për një dekadë ka jetuar “pa kufij”.

Tani ai po përballet me dyshimet për krime kibernetike për shkak se Telegrami besohet se është përdorur kundër qeverive e Bashkimit Evropian.

Durov u lind më 1984 në Bashkimin Sovjetik, por kishte kaluar në Itali kur ishte katërvjeçar. Familja e tij u kthye sërish në Rusi pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Babai i tij kishte marrë ofertë për të punuar në Universitetin e St. Peteresburgut.

Durov ka thënë se ai dhe vëllai i tij ishin gjeni të matematikës në moshë të hershme. Siç ka thënë ai, vëllai i tij madje ka marrë medalje në Olimpiada të Matematikës.

Me kthimin në Rusi, Durov kishte marrë edhe kompjuterin dhe “ishin ndër pak familjet në Rusi që mund të mësonin programimin”.

Më 2006 ai krijoi “Vkontakte” një media sociale, në kohën kur ishte vetëm 21-vjeçar. “VK” u bë shpejt i njohur si Facebooku i Rusisë dhe ishte përgjigja e shtetit të Durovit kundër Mark Zuckerbergut. Por Durov prishin raportet me Kremlinin pasi ky rrjet u shfrytëzua për të organizuar protestat në Kiev kundër presidentit prorus Viktor Yanukoviq më 2013.

Përderisa Zuckerbergu bleu WhatsAppin si aplikacion për mesazhe në “perandorinë” e tij të rrjeteve sociale të njohur tani si “Meta”, Durovi zgjodhi të krijonte aplikacionin e vet. Siç ka thënë ai, përvoja me Kremliin e shtyu ta krijonte Telegramin, që tani ka bazën në Dubai.

Për shkak të kushteve që ua ofron përdoruesve për mbrojtje të të dhënave, Telegrami besohet se u shfrytëzua për organizime që përfshinë edhe planifikime terrorizmi.

Më 2018, Moska vendosi për pezullim të Telegramit, e më 2020 ia hoqi.

Tani Telegrami është një prej platformave që përdoret pa kufizime në Rusi./cnn

 

Fraksion.com