AktualitetTë fundit

Zjarr i madh në Lushnjë, merr flakë magazina e përpunimit të lëndëve drusore

Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë ka rëne zjarr në një magazinë të përpunimit të lëndës drusore. Pesë zjarrfijese ndodhen në vendngjarje në zonën e Qafës së Sokolit, pranë rreth rrotullimit të Çermës, për të vënë flakët nën kontroll.

Nuk ka lëndime në njerez, por dëmet materiale janë të shumta. Flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Policia është në vendngjarje për të disiplinuar trafikun.

Lajmin për zjarrin e madh e ka raportuar me video edhe deputeti i PS, Erion Braçe.


Fraksion.com