“Në 2025 Sllovenia do të ketë konsullate në Durrës”, Tanja Fajon: Mbështesim projektin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, po mbajnë një konferencë të përbashkët.
Fajon u shpreh se është shumë e rëndësishme që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa theksoi se vendi i saj është një mbështetëse e projektit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Fajon bëri me dije gjithashtu se vitin që vjen, Sllovenia do të ketë konsullate në Durrës.
Fraksion.com