Kiarës dhe Luizit i besohet “Big Brother Vip”?
Sezoni i ri në televizion pritet të ketë shumë surpriza. Kë do të shohim në ekran vitin që vjen dhe ku? Një ndër emrat më të përfolur së fundmi është Kiara Tito. Moderatorja ka shijuar kohë me familjen dhe duket se së shpejti do të vijë me projekte te reja dhe do i përkushtohet karrierës.
Disa ditë më parë, gazetari Bledi Mane zbuloi përmes mediave sociale se Kiara Tito do të rikthehet në ekran si moderatore e emisionit humanitar “Shqiptarët për shqiptarët” në Top Channel, në bashkëpunim me Elvis Naçin. Megjithatë, së fundmi kanë filluar të qarkullojnë spekulime të reja që sugjerojnë se Kiara do të zhvendoset në Kosovë për të moderuar edicionin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”.
Sipas burimeve të ndryshme, Luizi Ejlli do të jetë producenti i këtij edicioni të ri të “Big Brother VIP Kosova”. Duket se bashkëpunimi i tyre me autoren e njohur, Olsa Muhameti, ka rezultuar i suksesshëm, dhe tani ata pritet të vazhdojnë bashkëpunimin në një televizion tjetër, këtë herë në Kosovë.
Së fundmi çifti ka blerë edhe një shtëpi në Kosovë, çka mund të jetë një tregues për planet e tyre të zhvendosjes.
Fraksion.com