Ditëlindja e Shën Terezës, Spiropali: Datë madhështore për shqiptarët dhe Botën
“26 gushti, Ditëlindja e Shën Terezës, është një datë madhështore për shqiptarët dhe botën”, shprehet Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me një mesazh në ditën e lindjes së Nënë Terezës
Spiropali shkruan se Shën Tereza është shqiptarja më e ndritur, e cila, me përdëllimin e saj karshi mjerimit, urrejtjes, individualizmit dhe indiferencës, krijoi një qiellnajë shpirtërore të dashurisë, solidaritetit dhe përkushtimit.