Arrestimi i CEO së Telegram, nënkoloneli amerikan paralajmëron Musk: Mund të jetë rradha juaj…
Nënkoloneli në pension Alexander Vindman, i cili bëri bujë si një dëshmitar kyç në gjyqin e shkarkimit kundër ish-presidentit Donald Trump, i dha një paralajmërim Elon Musk, pasi CEO i aplikacionit të mesazheve Telegram, Pavel Durov u arrestua në Francë.
Durov u arrestua me një urdhër-arresti në Paris të shtunën në mbrëmje, pas një hetimi paraprak policor, rreth dështimit të supozuar të tij për të kufizuar mjaftueshëm aktivitetin kriminal në Telegram, sipas TF1 TV dhe BFM TV.
Ndërsa ekspertët dhe drejtuesit e industrisë dhanë alarmin për cënimin e fjalës së lirë, Vindman mbrojti arrestin, duke paralajmëruar gjithashtu CEO-n e “X” se mund të ishte personazhi i rradhës që mund të arrestohej.
“Ndërsa Durov ka nënshtetësi franceze, është arrestuar për shkelje të ligjit francez, kjo ka implikime më të gjera për mediat e tjera sociale, përfshirë Twitter-in”, shkroi Vindman.
“Ka një intolerancë në rritje për platformën e informacionit të keq dhe ndikimit keqdashës dhe një oreks në rritje për llogaridhënie. Musk duhet të jetë nervoz”, shprehet ai.
Musk reagoi për arrestimin e Durov në postime të shumta në X gjatë fundjavës dhe ndau hashtagun #FreePavel në mediat sociale.
“Kohë të rrezikshme”, shkroi Musk në një postim që i referohej censurës së imponuar nga qeveria.
Telegram, i cili ka mbi 900 milionë përdorues, është një aplikacion mesazhesh që është i krahasueshëm me WhatsApp, por sipas The New York Times, gjithashtu lejon grupe të mëdha njerëzish të komunikojnë nëpër kanale të ndryshme.
New York Times gjithashtu raportoi se aplikacioni ishte në “radarin e agjencive të zbatimit të ligjit në mbarë botën sepse organizatat terroriste, shpërndarësit e drogës, tregtarët e armëve dhe grupet ekstremiste të ekstremit të djathtë e kanë përdorur atë për komunikim, rekrutim dhe organizim”.
Fraksion.com