“Ti të më mbash nusen peng 4 vjet, t’i hash lekët”/ Video që efektivi Goxhara i bëri Kostës pasi e plagosi: Kështu e pëson kush hyn në familje
Videoja që efektivi Erion Goxhara i bëri Lorenc Kostës pasi e plagosi është publikuar këtë të diel, 6 ditë pas ngjarjes së rëndë.
Në video dëgjohet se efektivi akuzon Lorenc Kostën se ai i ka mbajtur gruan 4 vite peng.
“Ti të më mbash nusen peng 4 vite dhe t’i hash lekët?! Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. S’e ha dot ti djersën e familjes sime, nuk hyn dot ti në familjen time o …”, thotë ai.
Erjon Goxhara, polici i cili plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta, u la në burg nga Gjykata e Tiranës disa ditë më parë.
Ky i fundit shprehu pendesë për veprimin që kreu në dëm të shtetasi Lorenc Kosta.
Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike.
Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.
Kujtojmë se disa ditë pas plagosjes me armë zjarri, ai u vetëdorëzua në polici ku deklaroi ndër të tjera se nuk kishte si qëllim për ta vrarë. Ngjarja ndodhi pasi mësoi tradhtinë e bashkëshortes së tij me Kostën, të cilët punonin në të njëjtin ambient pune.
Fraksion.com