Horoskopi ditor e shtunë 24 gusht 2024
Ky është horoskopi ditor për dtën e sotme e shtunë 24 gusht 2024. Parashikimi i yjeve për ju sot se si do të ecë puna, shëndeti dhe ndjenjat për secilën shenjë.
Dashi
Demi
Binjakët
Gaforrja
Luani
Virgjëresha
Edhe pse mund t’iu dalin të papritura jo të pëlqyeshme sot nuk do e lëshoni veten, por do luftoni fort për të zgjidhur çdo gjë. Ju të dashuruarit do e merrni më seriozisht lidhjen tuaj sentimantale. Nëse ende nuk i keni bërë gjërat zyrtare ka ardhur koha të merrni vendime. Nëse jeni vetëm, nuk do përjetoni aventura, por do filloni një histori të sinqertë që do vazhdojë gjatë. Në punë, në orët e mesditës mund të ketë edhe tension për shkak të xhelozisë së disa kolegëve,. Planetët nuk do influencojnë aspak në planin financiar. Për pasojë ai do jetë në ekuilibër të plotë dhe do jeni të qetë.
Peshorja
Akrepi
Intuita juaj nuk do jetë e keqe, por shpeshherë nuk do dini si ta përdorni atë. Jeta juaj sentimentale nuk do jetë mjaftueshëm e qetë kështu që duhet të jeni më të kujdesshëm. Për ju beqarët ka ardhur momenti të përjetoni emocione shumë të forta. Do keni të gjitha mundësitë për të nisur një histori të bukur dashurie. Në punë do e keni paksa të vështirë të ndiqni në mënyrë strikte planet që keni bërë dhe kjo do ua vonojë pak përfundimin e projekteve të kërkuara. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar. Nga mesi i ditës do keni edhe një surprizë që do ua bëjë ditën edhe më të këndshme.
Shigjetari
Sot në shumë momente do keni dyshime për vazhdimësinë në çdo fushë dhe do keni frikë të hidhni hapa para. Nëse keni një lidhje do doni të qëndroni pak kohë vetëm dhe nëse jeni vetëm do doni të krijoni një lidhje. Për ju beqarët do jetë dite mjaft e përshtatshme. Personi që aq shumë e keni menduar do shfaqet si me magji. Përfitoni sa me shumë të munden. Në punë dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm dhe mundohuni të bëni diçka ndryshe për të marrë akoma më shumë kënaqësi. Një koleg i besuar do ju ndihmojë gjithë kohës. Buxheti nuk do jetë aspak i stabilizuar kështu që mos bëni asnjë investim financiar. Prisni edhe disa ditë me tepër sepse do jeni me më shumë fat.
Bricjapi
Do bëni çdo gjë që ta rinovoni jetën tuaj sot dhe motivimi nuk do ju mungojë asgjë moment. Plutoni dhe Neptuni do ndikojnë paksa në jetën tuaj sentimentale nëse keni një lidhje. Ne ç’mënyrë? Do filloni të mendoni projekte të reja të përbashkëta dhe do ndiheni mirë. Ju beqarët më në fund do takoni dashurinë e shumëpritur. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën për të qëndruar pranë tij. Në punë tensioni do shihet përfundimisht dhe do ndiheni shumë më të qetë të vazhdoni me detyrat që iu janë dhënë. Në planin financiar shmangni me çdo kusht të ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse situata nuk do jetë në favorin tuaj.
Ujori
Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për të negociuar për çdo gjë dhe do jeni edhe mjaft bindës. Për ju të dashuruarit do ndodhin veçse gjëra të mira. Do bëni shumë për njëri-tjetrin dhe besimi do jetë reciprok. Edhe nëse keni pasur probleme do i kaloni. Ju beqarët do keni mundësi të krijoni një lidhje mjaft të bukur dhe që do iu sjellë kënaqësi pa fund. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do realizoni çdo detyrë që do iu jepet. Mundet t’i jepni një ndihmë edhe kolegëve të ngushtë. Përfitoni nga kjo ditë e qetë për të riorganizuar buxhetin tuaj. Saturni do jetë në anën tuaj dhe do iu ndihmojë tej mase.
Peshqit
Edhe sot do jeni ndërmjet influencës së Neptunit dhe Jupiterit. Në tërësi situata do jetë e qetë dhe nuk do ketë asgjë të jashtëzakonshme Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime të mëdha dhe në përgjithësi rutina do mbizotërojë. Për ju beqarët do krijohet një ambient mjaft pasionant. Nëse keni kohë që keni menduar për dashurinë, më në fund do e gjeni pasi takimet do jenë të shumta. Në punë do vonoheni paksa nduke u marrë me gjëra pa rëndësi, por sërish do e mbaroni detyrën në momentin e kërkuar. Marsi do jetë planeti që do iu japë energji për ta menaxhuar me kujdes buxhetin, por ju sërish nuk do i ndalni shpenzimet e tepruara
Fraksion.com