E masakroi 4 herë me thikë në Astir, humb jetën në spital 34-vjeçari: Sherri për të dashurën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një 25-vjeçar me emrin Darmian Keli ka qëlluar 4 herë më thikë një 34-vjeçar me emrin Amarildo Hoxhallari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Astir, për shkaqe xhelozie. Dyshohet se Hoxhallari ka ngacmuar partneren e 25-vjeçarit dhe ky i fundit ka marrë hakë duke e plagosur.
34-vjeçari u transportua në spital, por për shkak të plagëve të marra, humbi jetën. Autori i ngjarjes është arrestuar dhe shoqëruar në Polici për të zbardhur shkaqet e vrasjes.
Fraksion.com