Admirali Beja: Flota Detare Shqiptare dikur ishte më e pasur se ato të Italisë dhe Greqisë
Admirali Vladimir Beja ka tregur se çfarë Flote Detare kishte Shqipëria në vitet ’70. Admirali thotë se Shqipëria kishte 4 nëndetëse, ndërkohë që Italia, Greqia kishin nga një ose dy.
“U emërova oficer në 1974-ën, kur ka qenë kulmi i modernizimit të Flotës Detare Shqiptare. Nga 1955-ën Pashalimani u kthye në Bazë Shqiptare të traktatit të Varshavës, ashtu siç është sot Baza Shqiptare e NATO-s në Kuçovë. Duke pasur parasysh që Gjiri i Vlorës bllokonte Otranton, ishte përcaktues në mbrojtjen e Otrantos. Shqipëria kishte një pozicion të lakmueshëm për traktatin e Varshavës. Në këtë kuadër, se çfarë përfitonte Shqipëria, e diktonin tanët. Katër nëndetëse që ulshin me ekuipazhin shqiptar ishin tonat. Bashkë me këto ishin dhe anijet që shërbenin. Në Flotën e Vlorës ku kam shërbyer unë ishin kryesisht mina heqëse, për t’u hapur korridore nëndetëseve për të dalë të sigurta nga Gjiri i Vlorës në rrugëkalimet kryesore për të dalë në det të hapur.