Life StyleTë fundit

Young Zerka bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, duke emocionuar ndjekësit e tij.

Young Zerka, me emrin e vërtetë Donald Najtellari, ka zbuluar se ka mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zigi Zaian. “Faleminderit i madhi Zot. Zigi Zaian,” ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory, duke shprehur mirënjohjen dhe lumturinë për këtë moment të veçantë.

Ai ka qenë shumë diskret lidhur me jetën private dhe vetëm ditën e sotme partnerja e Young Zerkës ka ndarë fotot e tyre të para bashkë.

 

Fraksion.com