Humbi kontrollin e mjetit, vdekje tragjike për 18-vjeçarin
Një aksident i rëndë u regjistrua orët e para të mëngjesit të së enjtes në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 18-vjeçar gjeti vdekjen në mënyrë tragjike.
Arlis Troplini mori plagë të rënda në aksidenti dhe për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.
Viktima ishte djali i biznesmenit të njohur Fatos Troplini, pronar i disa bizneseve në Durrës.
18-vjeçari studionte në një universitet privat në Tiranë ndërsa paraditen e sotme, 18-vjeçari u përcoll për në banesën e tij të fundit.