“T’i shkojmë te shtëpia, mos e lëmë të dalë”, protesta, Tedi Blushi: Koha të përshkallëzojmë aksionin opozitar
Po mbahet sot para Bashkisë së Tiranës protesta e 22 në lidhje me dosjen “5D”.
Anëtari i Këshillit Bashkiak Tedi Blushi, ka deklaruar se i vetmi shërbim që i ofrohet i pandërprerë qytetarëve, është afera e tmerrshme e plehrave.
Ai u shpreh se është koha për të përshkallëzuar protestën dhe aksionin opozitar, ndërsa propozoi protestë para kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.
“Prej 3 mandatesh ky institucion është kthyer në bankomat të atyre që duhet të ishin pas hekurave.
330 mln euro është buxheti i bashkisë në një vit, pra rreth 1 mln euro në ditë për të ofruar shërbime.
I vetmi shërbim që për 3 mandate iu garantua qytetarëve është avancimi ia vlerës së tmerrshme të plehrave.
I vetmi shërbim që vijon pa asnjë pengesë as nga drejtësia.
Koha që të përshkallëzojmë protestën dhe aksionin opozitar. Të protestojmë para shtëpisë së Veliajt e të mos e lëmë të dalë”, tha ai.
Fraksion.com