AktualitetBota+Të fundit

Raportet: Trupi i Mike Lynch u nxorr nga jahti

Trupi i sipërmarrësit britanik të teknologjisë Mike Lynch është nxjerrë nga jahti Bayesian, sipas raporteve të shumta.

Një burim i tha Reuters se trupi i Lynch u gjet, por vajza e tij 18-vjeçare, Hannah, është ende e zhdukur.

Roja bregdetare i thotë agjencisë së lajmeve PA se i vetmi trup që ende nuk është gjetur është një grua.

Ishin 22 persona në jaht kur u mbyt në mot të keq mëngjesin e së hënës.

Një trup u gjet nga deti menjëherë më pas. Pesëmbëdhjetë mbijetuan dhe gjashtë ishin të zhdukur, me pesë trupa të nxjerrë nga jahti deri më tani.

Aautoritetet italiane, ende nuk kanë konfirmuar në mënyrë të pavarur identitetin e të gjeturve.

 

Fraksion.com