AktualitetBota+Të fundit

Sekretarja e kampit ka ndihmuar krimet naziste

Në procesin mbase të fundit për krimet e nazizmit merret vendimi për dënim. Gjykata Federale konstatoi se sekretarja e kampit të përqendrimit ishte fajtore.

BGH konfirmon vendimin e mëparshëm

Gjykata në  Itzehoe
Gjykata në ItzehoeFotografi: Axel Heimken/AFP/Getty Images

BGH hodhi poshtë ankesën e Furchner kundër dënimit të saj nga gjykata rajonale. Trupi gjykues e sheh si të provuar se Furchner dha një kontribut vendimtar në funksionimin e kampit të përqendrimit përmes punës së saj si sekretare e komandantit të kampit Paul Werner Hoppe. Sipas BGH, përmes punës së saj ajo ndau përgjegjësinë për vrasjen sistematike të të burgosurve. Rreth 65.000 njerëz vdiqën në kampin gjerman të përqendrimit Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, partizanë polakë dhe robër lufte nga vendet sovjetike.

Avokatët e Furchner argumentonin se ajo nuk ishte në dijeni se ishte pjesë e aparatit vrasës. Ajo e kishte kryer punën e saj si “punë normale sekretareje”. Për më tepër, bashkëpunimi i saj konkret në vrasje nuk mund të provohet, sepse mbeti e paqartë se cilat urdhra dhe çfarë letrash ka shkruar ajo në mënyrë specifike.

Skeretarja në “qendrën” e kampit

Megjithatë, BGH ndoqi argumentet e Prokurorisë Federale dhe hodhi poshtë argumentin e mbrotjes se aktiviteti i saj ishte thjesht i natyrës së përditshme. Ajo kishte “njohuri për veprimet kriminale të vrasësve kryesorë që ajo mbështeti” dhe “se ajo ka shprehur solidaritet me ta përmes shërbimeve që ajo ofronte”.

Ose, siç tha Udo Weiß në emër të aktakuzës: Irmgard Furchner u ul drejtpërdrejt dhe vullnetarisht në “qendrën” e kampit të përqendrimit. Në proces u fol edhe për dimensionin historik të procesit.

Verdikt i vonuar por historik

Irmgard Furchner
Irmgard FurchnerFotografi: Christian Charisius/REUTERS

Në gjyqin kundër Irmgard Furchner, për herë të parë është akuzuar dhe dnuar një punonjës civil në kampe. Me këtë vendim, Gjykata Federale e Drejtësisë, dërgon një sinjal të mëtejshëm se edhe personat që kanë bërë “vetëm” veprimtari administrative në kampet e përqendrimit mund të mbahen përgjegjës për krimet e regjimit nazist. Gjyqi i Irmgard Furchner u regjistrua për qëllime historike, sepse konsiderohet të jetë me “rëndësi të jashtëzakonshme historike bashkëkohore”. Mosha e vjetër e autorëve të mundshëm mund të jetë një problem i madh dhe një garë me kohën, për rastet e tjera.

Për Christoph Heubner, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit, ky gjykim është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh kriminelët e paktë që kanë dalë para gjykatave në Gjermani, ky vendim ka një rëndësi të veçantë. Procesi ka rëndësi edhe për shumë autorë të tjerë të krimeve “që ndanë përgjegjësinë në aparatin e vrasjeve të kampeve të përqendrimit dhe nuk u nxorën kurrë para drejtësisë në Gjermani. Në vend të përgjegjësisë, ata mundën të gëzonin pensionin e tyre në paqe”./DW

 

Fraksion.com