AktualitetTë fundit

Aksident me vdekje në rrugën Plepa-Kavajë, makina përplas 63-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 63-vjeçari ka ndodhur në mesnatë, në rrugën “Plepa – Kavajë”.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 00:50, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar 63-vjeçarin L. D., i cili ka humbur jetën.

 

Durrës/Informacion paraprak

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Fraksion.com