“Vrau gruan, qentë dhe veten”, ngjarja horror në Tiranë: Ja çfarë u gjet në banesën e shtetasit amerikan
Një ngjarje horror ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, ku një amerikan vrau veten pasi mbyti me litarë bashkëshorten e tij dhe dy qentë.
Pas kërkimeve nga autoritetet, në banesën ku Mathew James Werts u gjet një letër lamtumire, e cila ende nuk dihet se çfarë përmban.
Policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që e shtynë Werts në këtë veprim makabër.
Kujtojmë se shtetasi amerikan Mathew James Werts, 55 vjeç punonte si mësues në Tiranë në Albanian Collage
Ngjarja ka ndodhur në banesën që ai kishte marrë me qira në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.
Farksion.com