AktualitetLife StyleTë fundit

U njohën në serialin “Yali Çapkini” – martohen aktorët Ersin Arici dhe Beril Pozam

Beril Pozam dhe Ersin Arici, të cilët u njohën në serialin “Yali Çapkini” dhe e kthyen miqësinë e tyre në dashuri, u martuan këtë fundjavë.

Pozam dhe Arici, miqësia e të cilëve u shndërrua në dashuri gjatë xhirimeve, u martuan me një ceremoni të mbajtur në një ambient në Fenerbahçe.

Çiftit të njohur në ceremoninë martesore iu bashkua edhe ekipi i “Yali Çapkini”.

Fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale tërhoqën vëmendje.

“Suna” dhe “Abidin”, të cilët portretizuan të dashuruarit që nuk mund të takoheshin në serial, gjetën lumturinë në jetën reale.

Festa ishte e thjeshtë, nuk kishte interpretues të famshëm, balerina apo fishekzjarre, por jo më pak e veçantë se dasmat e tjera.

Nusja kishte veshur një fustan dantelle pa rripa për ceremoninë, duke mbajtur një buqetë me trëndafila të bardhë në dorë, me vellon e saj të gjatë që i vinte poshtë shpinës.

Ervin nga ana tjetër kishte veshur një kostum tërësisht të bardhë, por tejet elegant.

 

Fraksion.com