Nisën marrëdhënie intime në vendin e punës, si e mësoi polici tradhtinë e gruas
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku oficeri i policisë Erion Goxharra qëlloi me armë Lorenc Kostën, drejtor në ERE.
Shkak për këtë konflikt ishte marrëdhënia intime e gruas së policit me 45-vjeçarin Kosta, edhe pse të dy ishin të martuar.
Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.
Ndërkohë një ditë më parë, Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën.
Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për lokalizimin e tij
Fraksion.com