Uncategorized

Mbytja e jahtit luksoz në Siçili, mes të zhdukurve edhe Presidenti i bankës së famshme amerikane

Dita e dytë e kërkimeve për “Bayesianin”, jahtin luksoz me vela i mbytur në zonën e Palermos. Ende nuk ka asnjë gjurmë të gjashtë personave që rezultojnë të zhdukur, ndërsa kuzhinieri u gjet i vdekur, dhe 15 u shpëtuan.

Sipas raportimeve të fundit, mes të zhdukurve është edhe presidenti i Bankës së famshme amerikane të investimeve Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer dhe bashkëshortja e tij. Thuhet se ata janë miq të ngushtë me Mike Lynch, pronar i anijes dhe themelues i Autonomy, i cili gjithashtu është i zhdukur.

Kush janë të zhdukurit

Të zhdukurit nga tragjedia e ndodhur në detin e Palermos janë figura shumë të spikatura në botën e biznesit. Shumë shpejt u bë e ditur se Mike Lynch, një manjat britanik i teknologjisë, ishte në bordin e anijes me vela. Ai gjithashtu ia detyron pasurinë e tij kompanisë së softuerit Autonomy që bashkëthemeloi në Kembrixh në vitin 1996. Autonomy iu shit gjigantit të IT Hewlett-Packard në 2011 për 11 miliardë dollarë. Një marrëveshje e cila megjithatë i kushtoi Lynch-it një betejë të gjatë ligjore, i akuzuar për mashtrim në lidhje me shitjen tek HP. Lynch madje u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në 2022 për t’u përballur me gjyqin që kulmoi qershorin e kaluar me lirimin e tij.

Jonathan Bloomer është president i bankës së famshme amerikane të investimeve Morgan Stanley International. Bloomer është mik i ngushtë me Mike Lynch. Ai kishte qenë një nga dëshmitarët e mbrojtjes në gjyqin e Lynch. Duket se festa që përfundoi me tragjedi në Siçili ishte një mundësi për të festuar suksesin në gjykatë.

Anija me vela Bayesian ishte një xhevahir teknologjik 56 metra, por u përfshi nga një tornado që goditi zonën Santa Flavia, në provincën e Palermos, në agim të 19 gushtit. Tani është zhytur rreth 50 metra thellë.

12 pasagjerët dhe 10 anëtarët e ekuipazhit përfunduan në ujë. 15 persona u shpëtuan, ndërsa kuzhinieri i anijes – Ricardo Thomas – u gjet i pajetë.

Ndër personat që mbijetuan ishte edhe gruaja e Lynch, Angela Bacares. Me të edhe Charlotte Golunski, 35 vjeç. Ajo arriti të shpëtojë vajzën e saj njëvjeçare. Të dy janë mirë ashtu si edhe babai i fëmijës James Emsilie, 35 vjeç. Sipas fjalëve të gruas, e gjithë drama e përjetuar në pak çaste: “Për dy sekonda humba vajzën e vogël në ujë, pastaj menjëherë e përqafova sërish mes tërbimit të dallgëve. E mbajta fort, pranë vetes, ndërsa deti ishte në furtunë. Për fat të mirë, 11 prej nesh arritëm të hipnim në të.

Sipas disa dëshmive, era do të kishte thyer direkun e jahtit (75 metra prej alumini, më i larti në botë), kjo do të bënte që anija të anonte dhe do të ishte mbushur shpejt me ujë. Jo shumë larg ndodhej anija me vela holandeze “Sir Robert Baden Powell” dhe ka qenë ekuipazhi i kësaj anijeje që ka ndërhyrë i pari për të ndihmuar personat që kanë përfunduar në ujë.

Karsten Börner, komandanti i anijes holandeze, tregon ato momente dramatike: “Ne po planifikonim të shkonim në portin Arenella në Palermo, por na goditi një stuhi dhe u përpoqëm të qëndronim me motorët të ndezur. Pastaj kuptuam se varka pranë nesh nuk ishte më aty. Ne pamë një flakë të kuqe që vinte nga zona e varkës, kështu që unë dhe oficeri im i parë hipëm në tender dhe shkuam për të ndihmuar: ne gjetëm të mbijetuarit, duke përfshirë një vajzë të vogël. Alarmi u ngrit, mbërritën edhe njësitë e rojes bregdetare”.

Prokuroria e Termini Imerese ka hapur një hetim. Do të jetë e nevojshme të kuptohet se si ishte e mundur që anija të mbytet në pak çaste, ndërkohë që mjetet lundruese të tjera, qoftë edhe ato aty pranë, nuk pësuan asnjë dëmtim.

Veliero Affondato Foto Protezione Civile Sicilia

Mike Lynch, një nga pasagjerët e zhdukur, njihet nga disa si “Bill Gates Britanik”. Ai bashkëthemeloi kompaninë e softuerit Autonomy, përpara se t’ia shiste atë gjigantit amerikan të kompjuterave Hewlett-Packard (HP) në 2011 për 11 miliardë dollarë.

Në mesin e të zhdukurve është edhe avokati Chris Morvillo. Morvillo ka punuar në rastet e korrupsionit të profilit të lartë, duke përfshirë gjyqin e fundit të Lynch.

Kryetari i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer është gjithashtu një nga gjashtë personat që mbeten të zhdukur.

Emergency services conduct search operations in Porticello Santa Flavia, Italy, on August 19, 2024.

Emergency services conduct search operations in Porticello Santa Flavia, Italy, on August 19, 2024.

Rescue workers near Palermo, Italy, close to the scene of the incident.

 

Fraksion.com