Gjendet i vdekur në rrugë 70-vjeçari, ja pistat ku po hetohet
Gjendet i pajetë një i moshuar në fshatin Zhapokikë 2, Bashkia Memaliaj.
Trupi i pajetë i 70-vjeçarit Faik H., u gjet nga kalimtarë të rastit që kanë njoftuar policinë. Viktima është banor i fshatit Zhapokike2.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse 70-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e ndonjë aksidenti, nga shkaqe natyrale apo është vrarë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, bëhet e ditur se viktima kishte pak ditë që kishte humbur kontaktet me familjen.
Farksion.com