Protesta për Egli Progën, motra e të ndjerit: Im vëlla u vra nga 4 barbarë, 3 prej tyre u lanë të lirë të pinë raki
Motra e Egli Progës, i cili u vra para disa ditësh në Pogradec, ka deklaruar nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e sotme për të ndjerin se ai u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Ajo theksoi se 42-vjeçari u qëllua nga 4 barbarë, ku një prej të cilëve u dorëzua në mënyrë të kontrolluar, ndërsa 3 të tjerët janë lënë të lirë dhe “kanë 9 ditë që pinë raki”.