Fondacioni Clooney është “i padëshiruar” në Moskë
Fondacioni Clooney for Justice, i themeluar nga aktori amerikan George Clooney dhe gruaja e tij dhe avokatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney, u shpall sot “i padëshirueshëm” nga Moska dhe për këtë arsye u ndalua të operojë në Rusi.
“Fondacioni Clooney për Drejtësi (Clooney for Justice – një organizatë jofitimprurëse amerikane) kryen punë në një shkallë hollivudiane, mbështet në mënyrë aktive patriotët e rremë dhe anëtarët e organizatave të ndaluara ekstremiste dhe terroriste,” tha zyra e prokurorit në një deklaratë.
Nën maskën e ideve humanitare, këta “luftëtarë për drejtësi” (…) promovojnë iniciativa për ndjekje penale kundër autoriteteve më të larta ruse,” ankohet Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Ruse.
“Aktivitetet e organizatës joqeveritare Clooney Foundation for Justice u shpallën të padëshiruara në territorin e vendit tonë”, përfundon deklarata e saj, e cila titullohet: “Prokuroria e Përgjithshme Ruse vlerësoi talentin e aktrimit të aktivistëve të Hollivudit”.