Efektivi i policisë plagos me armë 45-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’
Një nga zonat më të populluara të Tiranës, Komuna e Parisit u trondit nga të shtënat me armë të një efektivi policie që lanë të plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta me origjinë nga Berati e banim në kryeqytet. Pak pas orës 14:00 Erjon Goxhara, efektiv në drejtorinë e kufirit në Laprakë, me pozicion pune në Rinas, qëlloi me pistoletën e shërbimit burrin, kalimtar në trotuar pranë një marketi te rreth-rrotullimi i Komunës së Parisit.
Policia tha zyrtarisht se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta, por burime për Report Tv thanë se ka dyshime që 45-vjeçari të ketë ngacmuar partneren e efektivit, megjithatë kjo pistë nuk është e konfirmuar. Në kundërpërgjigje, Erjon Goxhara, me origjinë nga Memaliaj dhe me banim në zonën e Ali Demit në Tiranë, e ka qëlluar me armë.
Lorenc Kosta raportohet se ka marrë plumb në këmbë dhe u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, ndërsa ndihmën e parë në vendngjarje ia dhanë kalimtarë të rastësishëm, siç dëgjohen në videon e siguruar nga Report Tv, edhe turistë të huaj./Burimi: Shqiptarja.com
Fraksion.com