AktualitetPolitikëTë fundit

“92 km për 34 orë nga Italia në Vlorë”, Rama: Histori mbresëlënëse e Eva Buzos

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, e konsideroi si një histori mbresëlënëse atë të Eva Buzos, avokates shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë.

“Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme”, shkruan Rama.

Eva Buzo përfundoi udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë, nga brigjet e Leçes (San Focca), deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të Kepit të Gjuhëzës.

 

Fraksion.com