“Po planifikon të blejë vilë në Palasë”, tronditet kryeministrja Meloni: As nuk e kam menduar!
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin se po planifikon të blejë vilë në Palasë të Shqipërisë. Sipas medias italiane, Corriere della Sera, Meloni është shprehur e tronditur nga lajmi.
“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë”, ka thënë kryeministrja italiane, sipas Corriere della Sera.
Media Il Foglio publikoi një artikull sipas të cilës Meloni po planifikonte të blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës.
“Është një tjetër çështje që ka shqetësuar prej disa orësh pushimet e kryeministres, pikërisht ideja se ajo mund të tundohet për të blerë një vilë buzë detit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e siguron Corriere se “absolutisht nuk është e vërtetë” dhe Giorgia Meloni e cilëson veten si “të tronditur nga fakti që gjërat që as nuk i kam menduar ndonjëherë mund të jepen si lajm”.”-shkruan Corriere.
Fraksion.com