Eva Buzo niset përsëri me not nga Italia për në Shqipëri
Avokatja shqiptare, Eva Buzo e cila jeton në Australi dje (17 gusht) është nisur përsëri duke notuar nga Italia me destinacion Shqipërinë. Në këtë udhëtim ajo po shoqërohet nga Guarda di Finanza dhe e ka të ndaluar të prek varkën. Deri sa të mbërrijë në Shqipëri ajo është e detyruar që edhe ushqimin ta konsumojë në ujë. Eva Buzo synon të bëjë 91 kilometra, për të mbërritur me not në bregun shqiptar.
Kjo nuk është hera e parë që Buzo ndërmerr këtë sfidë. Në vitin 2023 ajo u nis për të notuar në kanalin e Otrantos për rreth 70 kilometra e për të mbërritur në bregun e Vlorës, por e ndërpreu pas 28 orësh vetëm pak milje nga Karaburuni pasi pickimi i një kandili ia rëndoi situatën. Për pasojë gjendja e saj u përkeqësua rrugës pas pickimit të kandilit të detit në pjesë të ndryshme të trupit dhe u detyra ta ndërpriste rrugën e saj.
Fraksion.com